Flash News

KRYESORE

“Shpenzoi abuzivisht në kurriz të taksapaguesve!”, gruaja e kryeministrit izraelit del para drejtësisë

“Shpenzoi abuzivisht në kurriz të taksapaguesve!”, gruaja

Bashkëshortja e kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu është njoftuar ditën e sotme nga drejtësia izraelite se do të gjykohet në lidhje me shpenzimet e saj që dyshohet se janë abuzive, në kurriz të taksapaguesve.

“Prokurori i Përgjithshëm izraelit ka lënë ende mundësi për Sara Netanyahun dhe avokatët e saj të kontestojnë dërgimin para gjykatës gjatë një debati kontradiktor”, deklaroi Ministria izraelite e Drejtësisë.

“Sara Netanyahu dyshohet se ka porositur qindra vakte dhe pjata të rafinuara për 359 000 shtetas (102 000 dollarë ose 85 000 euro) dhe i ka vendosur në faturat e rezidencë së kryeministrisë, ndërkohë që ishin destinuar për konsumim personal,” thuhej në deklaratën e ministrisë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu nuk është përfshirë në këtë ngjarje, por dërgimi i bashkëshortes së tij para gjykatës mund t’i shtonte probleme kryeministrit të Izraelit.

Të fundit