Flash News

KRYESORE

BE shpërblen euroskeptikët. Ja tabela që mat popujt pro dhe 'kundra' Europës në Ballkan. Shqiptarët dhe serbët në ekstreme

Një sondazh i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (Regional Cooperation Council) zbulon disa të dhëna interesante mbi eurofilinë (dashurinë për BE), apo dhe 'shpërfilljen' e qytetarëve të vendeve të Ballkanit. Serbia dhe Mali i zi që i kanë hapur negociatat e anëtarësimit dhe sipas të gjitha gjasave priten të antarësohen me të drejta të plota në vitin 2025, janë më pak eurofilët ndër vendet e Ballkanit perëndimor që kanë mbetur pas dyerve të BE.

Sipas sondazhit, vetëm 26 përqind e serbëve dhe 31 përqind e malazezëve e shohin antarësimin në BE si gjë të mirë. 37 përqind dhe 46 përqind e shohin si 'as të mirë dhe as të keqe. Në ekstremin tjetër, 30 përqind e serbëve e shohin antarësimin në BE si gjë të keqe.

Shqiptarët janë ana tjetër e medaljes. Në Shqipëri, 81 përqind e shohin si gjë të mirë antarësimin në BE, krahasuar me 5 përqind të keqe, dhe 14 përqind që e shohin si gjë asnjanëse.

Kosovarët janë edhe më entuziastë se vëllezërit e tyre më në jug. 90 përqind e popullatës e konsideron gjë të mirë antarësimin në klubin europian dhe vetëm 3 përqind si gjë të keqe (a thua të jenë serbë?!).

Megjithatë, në këtë rast nuk fiton euroentuziazmi, por euroskepticizmi: sllavët e Jugut janë në rrugë më të mbarë se shqiptarët sa i takon antarësimit në Bashkimin Europian.

Tabela

*Blu= gje e mire (antaresimi ne BE)

*Gri= as e mire, as e keqe

*E kuqe= gje e keqe

 

Të fundit