Flash News

KRYESORE

Shpërblim për bebet/ Ironia e Ramës me propozimin e Blushit, sot e prezantoi vetë, pasi fshiu postimin nga Facebook

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama njoftoi sot se nga data 1 janar do të nis aplikimi i çekut për çdo bebe që lind në Shqipëri. Rama tha se për çiftet që e kanë fëmijën e parë shpërblimi do të jetë 400 mijë lekë të vjetra, për fëmijën e dytë 800 mijë lekë, dhe për fëmijën e tretë 1 200 000.

Por idenë për të vendosur një çek për çdo lindje në Shqipëri, është artikuluar për herë të parë nga Ben Blushi në kohën kur drejtonte partinë Libra.

Asokohe, Rama ironizoi me këtë propozim të bërë nga Blushi. madje në rrjetin social publikoi edhe një meme ku ironizonte. Por sot, kur bëri publik, atë se çfarë Blushi kishte propozuar më herët, kreu i qeverisë ishte kujdesur për ta fshirë memen në fjalë.

Në profilin e Ramës nuk gjendet më fotoja ku ai ironizonte me ish-deputetin e PS-së.

Ironia e Ramës

Postimi i Ramës i fshirë

 

 

 

Të fundit