Flash News

KRYESORE

Shpërblimi i aktorit me postin e drejtorit. Çfarë deklaronte Erion Isai pak ditë më parë për Veliajn, Bashën dhe Teatrin Kombëtar

Shpërblimi i aktorit me postin e drejtorit. Çfarë deklaronte

Në një intervistë dhënë ‘Panoramës’, më 2 prill të këtij viti, drejtori i ri i Teatrit të Kukullave, Erion Isai deklaronte se angazhimi i tij me Partinë Socialiste nuk ishte angazhim politik, por një angazhim social në politikë, me qëllim për të përmirësuar qytetin e Kolonjës. Vështirë të mendohet se si do e ndihmojë Isai Kolonjën me postin e ri që i dha Partia Socialiste.

2 prill 2018 – “Unë nuk kam pasur dhe nuk kam një angazhim politik, por një angazhim social në politikë. Kam në vëmendje shumë Kolonjën, qytetin tim. Dhe jam angazhuar dhe angazhohem që të ndikoj për të përmirësuar atë qytet. Kjo ka qenë dhe është arsyeja e angazhimit tim.”

Sa i përket marrëdhënies që ka me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Isai u përgjigj në të njëjtën intervistë: “Takimi ishte vërtet rastësi. Unë isha për prova, Lali në punë. Po, jemi miq. Lali është një djalë fantastik, e kam edhe komshi. Por s’po flas më shumë për të, se do të duken elozhe të tepërta….”

Më datë 18 prill, Erion Isai do të dilte në ‘Report Tv’ dhe do të sulmonte hapur kreun e opozitës, Lulzim Basha, vetëm sepse ai priti në zyrë aktorët që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar. I njëjti person që dy javë më parë kishte folur për “angazhim social në politik” akuzonte kolegët e tij se kauzën për mbrojtjen e teatrit e kishin kthyer në çështje politike.

“Arsyeja pse unë kam hequr dorë nga protesta e Teatrit Kombëtar është sepse tashmë është kthyer në çështje politike. Dalin dhe flasin për një politikë të përgjithshme , marrin përsipër të flasin edhe për arkitekturë, janë bërë edhe arkitektë. Pastaj shkojnë dhe futen në zyrë të kryetarit të opozitës, gjë që mua nuk më duket normale. Unë nuk di që ndonjë nga 2 sindikatat të ketë kërkuar takim me kryeministrin dhe ai të ketë thënë jo.

Nuk ka ndonjë gjë të shkosh te lideri i opozitës, por ai nuk ka fuqi vendimmarrëse dhe ndaj nuk mund të jesh selektiv, të shkosh te njëri dhe jo tek tjetri. Unë e përmenda kreun e opozitës sepse edhe kur ishte në pushtet e vetmja gjë për të cilën ndërhynte ishte për të punësuar aktorë brenda Teatrit Kombëtar , dhe nuk është interesuar ndonjëherë për kushtet e Teatrit.”

Aktori ishte gjithashtu pjesë e festivalit 'Kënga Magjike', që financohet edhe nga bashkia e Tiranës, dhe nga skena nuk i kurseu batutat për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Nga sot Erion Isai është drejtori i ri i Teatrit të Kukullave.

Të fundit