Flash News

KRYESORE

Shpërdoruan detyrën, Ardi Veliu tregon shifrat: Në 2018-ën u përjashtuan 14 policë, 9 të tjerë u arrestuan

Shpërdoruan detyrën, Ardi Veliu tregon shifrat: Në 2018-ën u

Drejtori i përgjithshëm i policisë se shtetit, Ardi Veliu ka folur me shifra mbi shkarkimet dhe arrestimet e punonjësve të policisë që shpërdoruan detyrën në 2018-ën.

Gjatë fjalës së tij në konferencën me temë ‘Për një Shqipëri pa kanabis’, Veliu tha se 23 punonjës policie janë proceduar.

“Reaguam ndaj çdo konstatimi të moszbatimit të detyrave funksionale, implikimi apo shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, ku si rezultat  gjatë vitit 2018 u përjashtuan nga policia 14  punonjës policie si dhe u arrestuan apo ndaluan  9 të tjerë.

Për plotësimin e detyrimeve të Planit Kombëtar të Veprimit në luftë ndaj kanabisit, pa shmangur asnjë aktor në këtë betejë, është procedimi penalisht i 43 zyrtarëve vendorë, administratorë të njësisë administrative, kryetarë fshati dhe inspektorë të shërbimit pyjor, roje ujësjellësi etj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mos kallëzim krimi”, u shpreh Veliu.

Të fundit