Flash News

KRYESORE

Shpërfillja që Basha i bëri Ramës në protestë; emri i kryeministrit nuk u përmend asnjëherë në fjalim, përballja është me ‘Rilindjen’

Shpërfillja që Basha i bëri Ramës në protestë;

Përballja e opozitës nga sot nuk është më vetëm me kryeministrin Edi Rama por me projektin dhe strukturën që ai ka ngritur, ‘Rilindjen’.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha nuk e përmendi asnjëherë ne emër kryeministrin Rama gjatë fjalimit që mbajti përpara mijëra protestuesve të mbledhur sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Basha u përqëndrua vetëm te ‘Rilindja’ dhe shkatërrimit që sipas tij, ky projekt i ka sjellë Shqipërisë.

“Problemi që ka sot Shqipëria nuk është problem i marrëdhënieve opozitë-qeveri, problemi është mungesa e demokracisë, rënia e shtetit të së drejtës, dhunimi i të drejtave të qytetarëve, është shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni. Shpresën që nuk e vrau komunizmi, e vrau ‘Rilindja’. ‘Rilindja’ është projekt i një njeriu, përçmues i atdheut të tij. Etja për pushtet, mungesa e dashurisë për vendin dhe njerëzit e futi ‘Rilindjen’ në hendekun e shkatërrimit të vendit. ‘Rilindja’ u ngrit në katër gjemba anti-kombëtare dhe anti-evropiane; në aleancën mbi krimin për vota, zëvendësimin e Kushtetutës me pushtetin arrogant, mbi përqëndrimin e pasurive të vendit në pak duar, mbi propagandën dhe keqinformimin për të treguar të vertetën. ‘Rilindja’ nuk degradoi rrugës, ishte një projekt kriminal. Që në ditën e parë ‘Rilindja’ e plaçkiti atdheun. Pas 5 vitesh, Rilindja ka ndërtuar një sistem kriminal. Në këtë sistem, pushteti nuk buron nga vullneti i njerëzve të lirë, por nga forca e dhunës. Pushteti i sotëm nuk është më pushteti i njerëzve, por i një pakice që zhytet gjithnjë e më shumë në krim”, deklaroi Basha.

Basha nuk e përmendi as edhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, apo zyrtarë të tjerë të akuzuar se kanë probleme me ligjin, por theksin e vendosi te nevoja për ndërtimin e një shteti normal dhe evropian.

“Kjo qeveri nuk mund të lirohet vetë nga krimi”, mesazhi i Bashës në protestë: Rruga e vetme, ta largojë populli i bashkuar

Të fundit