Flash News

KRYESORE

Shpërndahen fletëpalosje raciste kundër emigrantëve në Itali, përfshihen edhe shqiptarët: Të përdoren armë dhe bomba

Shpërndahen fletëpalosje raciste kundër emigrantëve në

Pak ditë më parë në provincën e Milanos në Itali janë shpërndarë  fletëpalosje raciste kundër emigrantëve , përfshirë këtu edhe shqiptarët.

Lajmin e bën të ditur “Il Giorno” media e cila ka shpërndarë një fotografi origjinale të fletëpalosjes me përmbatje shokuese kundër emigrantëve.

Gjithashtu mediat italiane informojnë se kjo fletëpalosje  është shkruar nga këshilltari bashkiak Marco Andrea Ercoli, i cili ia ka shpërndarë privatisht kolegëve të tij të Këshillit komunal të Rozzanos.

Supozohet se një prej tyre ka stampuar mbi 100 kopje për të informuar qytetarët e kësaj komune se këshilltari në fjalë ka ideale raciste.

Kryetari i Bashkisë së Rozzanos ka justifikuar gjithçka ka ndodhur duke e quajtur “si një gabim të pavullnetshëm”.

“Duke marrë parasysh lëkurën e tyre, është e lejueshme përdorimi i armëve të tipit pushkë si dhe më shumë se 5 të shtëna. Lejohet përdorimi i bombave të dorës dhe të qenve”  thuhet në fletëpalosje.

 

 

Të fundit