Flash News

KRYESORE

Shpërndanin drogë në Bulqizë, arrestohen 6 të rinj, mes tyre një 15-vjeçar

Shpërndanin drogë në Bulqizë, arrestohen 6 të rinj, mes

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga ditën e sotme 6 të rinj të cilët akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, të rinjve u janë gjetur doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet A., 20 vjeç, D. P, 22 vjeç, R. P., 24 vjeç, F. M., 32 vjeç, A. D., 25 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmedur në bashkëpunim me njëri- tjetrin, ushtronin veprimtari krininale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacione të grumbulluara në rrugë operative, strukturat e DVP Dibër referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër e cila regjistroi procedimin penal.

Pas disa muajsh hetime të kryera nga Sektori për Hetrimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Dibër nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, bazuar në provat e siguruara , u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Porosia”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit :

A., 20 vjeç, D. P, 22 vjeç, R. P., 24 vjeç, F. M., 32 vjeç, A. D., 25 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmedur në bashkëpunim me njëri – tjetrin, ushtronin veprimtari krininale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kanë tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë gjetur doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

DVP Dibër në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Të fundit