All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Shpërndanin lëndë narkotike në shkollat 9-vjeçare, arrestohen tre të rinj në Tiranë

Shpërndanin lëndë narkotike në shkollat 9-vjeçare,
All - Paragraf - 1

Policia ka vënë në pranga tre shtetas të cilët shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis, në disa nga shkollat 9-vjeçare të zonës së “21 Dhjetorit”.

All - Paragraf - 3

Të arrestuarit janë, Gentian Kurti, 25 vjeç, Marko Bano, 19 vjeç, Xhulio Koprencka, 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Gentian Kurti, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 qese farmaceutike me bimë narkotike, gati për tu shitur.

Gjithashtu, në banesën që këta shtetas kishin marrë me qira, janë konstatuar shtetasit Marko Bano dhe Xhulio Koprencka të cilët merreshin me përgatitjen e kësaj lënde narkotike të cilën e ndanin në doza.

Atyre ju janë gjetur dhe sekuestruar edhe 801 gramë bimë narkotike, si dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale 'Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkëpunim'.

Të fundit