Flash News

KRYESORE

Shpërndarja e parlamentit, Ruçi i përgjigjet Metës si ‘socialist i vjetër’: S’e kam përdoruar mikrofonin për probleme partiake

Shpërndarja e parlamentit, Ruçi i përgjigjet Metës si

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i është përgjigjur paralajmërimit të presidentit Ilir Meta sa i takon shpërndarjes së parlamentit, duke i lënë afat deri në 15 mars nëse mazhoranca nuk reflekton.

Gjatë një konference të përbashkët me homologun austriak Sobotka, Ruçi tha se raportet e tij me presidentin i ka përcaktuar Kushtetuta dhe se po ashtu ai duhet të jetë i depolitizuar.

“Unë si kryetar i parlamentit do përgjigjem shkurt se fokusi jonë është i ndarë në tre çështje, hapja e negociatave me BE, vazhdimi i reformave ai i drejtësie dhe zgjedhore, dhe pas përfundimit të konferencën së donatorëve implementimi të rindërtimit të pasojave të tërmetit. Marrëdhëniet e mia me presidentit nuk ka nevojë për të shpikur rrotën, i ka përcaktuar qartë kushtetuta e Shqipërisë.

Parlamenti funksionin kryesor ka legjislativen, ashtu si presidenti ka të drejtën e dekretimit dhe kthimit të këtyre ligjeve, secili institucion është sovran. Të tilla ishin edhe dy dekretet e fundit që kuvendi do i shqyrtojë me shumë përgjegjshmëri brenda proceduarve parlamentare dhe shumë mirë që këto procedura përkojë edhe me afatet e ardhjes së përgjigjes së Venecias dhe unë do si kryetar kuvendi do flas gjatë kohës së seancës së parlamentin lidhur me këto dekrete.

Mua më obligon kushtetuta të mirëpres presidentin sa herë që dëshiron të vizitojë parlamentin ose do lexoja e mirëprisja çdo mesazh me shkrim parlament

Si socialist i vjetër a e kam takuar apo jo, dihet se presidenti është i depolitizuar, por edhe unë që nuk jam i detyruar këto dy vjet, kam qenë pothuajse i depolitizuar.

Nuk e kam përdorur mikrofonin asnjë sekond për probleme partiake. Nëse presidenti ka nevojë për qëndrimet e mazhorancës, ajo ka institucione dhe mund ti thërrasë, ose ata kanë probleme mund ti kërkojnë takim”, u shpreh Ruçi.

Të fundit