Flash News

KRYESORE

Shpërthejnë ujërat e zeza pranë "Hotel Butrintit" në Sarandë, largohen pushuesit nga plazhi

Shpërthejnë ujërat e zeza pranë "Hotel Butrintit"

Shpërthejnë sërish ujrat e zeza në Sarandë. Këtë herë në zonën më të frekuentuar të Sarandës, pranë Hotel Butrintit. Mësohet se shkak është bërë një tubacion i çarë.  Si rezultat gjithë ujrat e zeza kanë përfunduar në det, duke bërë që plazhet të braktisen nga pushuesit. Menjëherë pas shpërthimit të ujërave të zeza kanë nisur punimet për gjetjen dhe zëvendësimin e tubacionit të çarë. Shpërthimi i ujrave të zeza ka krijuar vështirësi qarkullimi në rrugën Sarandë- Ksamil, duke devijuar qarkullimin për kalim nga Çuka. Çfarë do të thotë tani kryebashkiakja Koka se e ka fajin BE? Apo do gjejë ndonjë tjetër fajtor?

Të fundit