All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Shpërthen bombola e gazit në Lushnjë, shpëton mrekullisht fëmija

Shpërthen bombola e gazit në Lushnjë, shpëton mrekullisht
All - Paragraf - 1

Shpërthimi i bombolave të gazit po kthehet në një fenomen problematik në mbarë vendin. Pas rastit të rëndë të Velipojës një tjetër shpërthim ka ndodhur në një apartament në Lushnjë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në një banesë në katin e katërt të një pallati në qytetin e Lushnjës.

All - Paragraf - 3

Nga shpërthimi i bombolës, e cila përdorej për gatim, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Bombola, e cila ishte vendosur në një aneks të improvizuar në ballkon ka marrë flakë duke shpërthyer më pas.

Në këtë moment banorët e shtëpisë, përfshi edhe një fëmijë, kanë dalë jashtë duke u shpëtuar lëndimeve të mundshme. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit