Flash News

KRYESORE

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Bulqizë, dëme të shumta materiale

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Bulqizë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës, ku në katin e pestë të një pallati ka shpërthyer një bombol gazi, duke shkaktuar shumë dëme materiale.

Bombola ndodhej në tualetin e shtëpisë dhe e vetmja dhomë që i ka shpëtuar zjarrit ka qenë ajo e gjumit.

Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale të cilat kapin një vlerë ekonomike shumë të lartë.

Ndërkohë për të përcaktuar vlerën e dëmit të shkaktuar, në banesë kanë shkuar përfaqësues të emergjencave civile në Bashkinë Bulqizë.

Të fundit