Flash News

KRYESORE

Shpërthen makina bombë në qytetin kufitar sirian, 13 të vrarë

Shpërthen makina bombë në qytetin kufitar sirian, 13 të

Një makinë bombë shpërtheu pranë një tregu ditën sotme në qytetin kufitar të Tal Abyad-it, në veri të Sirisë, duke vrarë 13 persona. Ministria e Mbrojtjes turke fajësoi Njësitë për Mbrojtjen e Popullit Kurdë të Sirisë (YPG), pjesë përbërëse e Forcave Demokratike Siriane (FDS), edhe pse deri më tani asnjë grupim nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Nga autoritetet turke u kërkua që të mbahet qëndrim kundër grupit YPG, pasi kanë të bëjnë me një  organizatë terroriste.

Ushtria turke mori kontrollin e qytetit Tal Abyad muajin e kaluar pas mësymjes ushtarake, duke larguar forcat e ushtrisë kurde.

Një zonë e sigurt prej 120 kilometrash është krijuar në Siri mes qyteteve Tal Abyad dhe Ras al-Ain, nga marrëveshja Turqi – SHBA.

Kurse dje, trupat turke dhe ruse filluan patrullimin e përbashkët në veri të Sirisë për të siguruar tërheqjen e forcave kurde. Por pavarësisht armëpushimit, ka pasur civilë të vrarë dhe të plagosur.

Të fundit