Flash News

KRYESORE

Shpërthen Shano: Zoti Kryeministër kur nuk je në gjendje të ruash trashëgiminë e të parëve, të dh*** Rilindjen Urbane

Shpërthen Shano: Zoti Kryeministër kur nuk je në gjendje të

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Dritan Shano ka reaguar mbi rrënimin e manastirit 400 vjeçar të Shën Athinasit.

Sipas tij kryetarët e partive, që me rradhë kanë qeverisur as nuk ua ndjen për këto mënxyra ku rrënohet qënia e shqiptarit. Më tej ai shtoi se thonë se do të ndërtojnë ndonjë gjë të re, ndërkohë që nuk janë në gjëndje të ruajnë themelet e kombit.

Statusi i plotë:

Unë Dritan Shano jam shqiptar. Jam i krishterë orthodoks. Besoj në Zot. Besoj se Zoti e do Shqipërinë dhe çdo shqiptar. Nuk jam i sigurtë për të kundërtën. Jam pjesë themeluese e kombit shqiptar. Që ka një kontribut të pasosur në identitetin e çdo shqiptari të sotëm. Sot një pjesë e trashëgimisë time u shemb nga mungesa totale e konsideratës dhe kujdesit nga shteti shqiptar për këtë themel në të cilin unë qëndroj, dhe nga ku i jap çdo shqiptari. Manastiri mbi 400-vjeçar i Shën Athanasit, është shembur, shkërmoqur, i harruar nga njerëz me teknologjinë celulare më të fundit në xhep dhe që rrijnë përkëdheken si të ndërkryer 24 orë nëpër ekrane.

Kryetarët e partive, që me rradhë kanë qeverisur as nuk ua ndjen për këto mënxyra ku rrënohet qënia e shqiptarit. Për të cilën ka marrëveshje shtetërore që duhet ruajtur. Ata me ç'duket garojnë për identifikimin e tyre me pushtetin, dhe që të ngelen ata në histori, dhe nuk u bën përshtypje që identiteti i Shqipërisë, shumë më i madh se përkohshmëria e secilit prej tyre shkërrmoqet, kthehet në pluhur. Thonë se do të ndërtojnë ndonjë gjë të re, ndërkohë që nuk janë në gjëndje të ruajnë themelet e kombit.

Kryeministri i sotëm edhe i ka shembur ato me justifikimin arrogant se Kisha që shembi nuk i pëlqente se i dukej atij si garazh. Zotërinj kujdes, mbajeni vrapin se shqiptarët nuk ju kanë borxh, aq më pak shqiptarët ortodoksë nuk ju kanë asnjë faj. Këtë indiferencë persekutuese nuk kanë për tua falur! Zoti Kryeministër kur nuk je në gjendje të ruash trashëgiminë e të parëve, të dhjefsha Rilindjen Urbane!

Të fundit