Flash News

KRYESORE

Shpërthen transformatori elektrik në autostradën Tiranë – Durrës, plagosen tre persona

Shpërthen transformatori elektrik në autostradën Tiranë

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një transformatori elektrik në autostradën Tiranë – Durrës.

Sipas policisë në një njoftim paraprak, Gjergji Sula, Sari Çollaku, Fari Çollaku, punëtorët e një objekti në ndërtim u plagosën pas shpërthimit të transformatorit nga një shkëndijë elektrike.

“Rreth orës 12.00,  në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndije elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti  shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit