Flash News

KRYESORE

Shpërthim gjatë natës në Fushë –Krujë, eksplozivi në banesën e gjyshit të Xhisiela Malokut

Shpërthim gjatë natës në Fushë –Krujë,

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të natës së mbrëmshme në Fushë-Krujë.

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 23:30, në fshatin Larushk. Si pasojë e shpërthimi me eksploziv fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz, apo dëme materiale.

Ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje, është fakti se sipas 'news 24', shpërthimi ka ndodhur në banesat e familjarëve të Xhisiela Malokut, ish-të dashurës së Rexhep Rrajas, deputetit të PS.

“Më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve Besim Muça dhe Ramazan Muça është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Janë shoqëruar në Polici 9 persona.

Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sqaron policia.

Mësohet se Besim Muça është gjyshi i 24-vjeçares nga ana e mamasë. Paraprakisht, mendohet se në oborrin që lidh dy banesat është vendosur rreth 100 gram lëndë plasëse.

I riu ndodhet në arrest me burg, i akuzuar nga Prokuroria për veprën penale të “përndjekjes” ndaj ish-të dashurës së tij, Xhisiela Maloku. Kjo e fundit, doli publikisht në media pak ditë më parë dhe mohoi të jetë dhunuar nga ish i dashuri Rexhep Rraja dhe pranoi se ka bërë kallëzim penal ndaj tij me dëshmi të rreme e nxitur nga xhelozia.

Në dëshminë e korrikut të këtij viti në polici, ajo deklaronte se është dhunuar dhe djegur me cigare nga Rexhepi.

Rastin e bëri mediatik ish-nën komisari i stacionit policor Fushë Krujë, Emiljano Nuhu, i cili denoncoi Rexhepin dhe kushërinjtë e tij se e kanë kërcënuar me jetë pas marrjes së dëshmisë së Xhisielës.

Të fundit