Flash News

KRYESORE

Shpërthim me tritol në katin e katërt të një banese në Vlorë

Shpërthim me tritol në katin e katërt të një banese

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Sipas njoftimit të policisë, lënda shpërthyese ishte vendosur në katin e katër të një pallati.

Nga shpërthimi raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale.

“Më datë 23.09.2018, në orën 03:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës”, njofton policia e Vlorës.

Të fundit