Flash News

KRYESORE

Shpërthim në banesën e ish-basketbollistit në Shkodër, 5 vjet më parë u arrestua si ish-punonjës i Tatimeve

Shpërthim në banesën e ish-basketbollistit në Shkodër,

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar gjatë natës së mbrëmshme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Qafë Hardhi", por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka ndodhur në banesën e Nikolin Arrës, i njohur si ish-basketbollist i ekipit të Vllaznisë në Shkodër dhe ish punonjës i Tatimeve.

Në 2015-ën, Arra bashkë me 8 specialistë të Drejtorisë së Tatim-Taksave në Shkodër u arrestuan nën akuzën e krijimit të një skeme korrupsioni me subjektet tregtare në plazhin e Velipojës.

Të fundit