Flash News

KRYESORE

Shpërthim në një qendër tregtare në Florida, plagosen 20 persona

Të paktën 20 persona u plagosën ditën e sotme, si pasojë e një shpërthimi në shtetin e Floridas në SHBA. Dy persona pësuan dëmtime serioze dhe janë nën trajtimin e mjekëve. Shpërthimi ndodhi nga një bombol gazi në një qendër tregtare në pjesën jugore të Floridas, në qytetin Plantation.

Shefi i departamentit të zjarrfikësve, Joel Gordon, tha se nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por më vonë u konfirmua se ishte nga bombola e gazit.

“Ne kemi kontrolluar linjat e gazit. Kishte një rrjedhje të gazit në momentin që ne arritëm aty, por nuk ishim të sigurt se a ishte krijuar ajo rrjedhje para apo pas shpërthimit. Në këtë pikë, ne ende nuk e kemi konfirmuar se a erdhi shpërthimi nga gazi. Ne besojmë se ky është shkaku. Të paktën kështu duket”, tha Gordon.

Nga shpërthimi një pjesë e madhe e qendrës tregtare ishte shkatërruar.

Të fundit