Flash News

KRYESORE

Shpërthim tritoli në gurore në Krujë, humb jetën një punëtor, plagoset rëndë një tjetër

Shpërthim tritoli në gurore në Krujë, humb jetën

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një gurore në fshatin Nikël të Krujës.

Si pasojë e një shpërthimi tritoli gjatë punës  kanë marrë plagë të rënda 2 punëtorë, njeri prej të cilëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Bëhet fjalë për Asllan Jaupajn, i cili është ndarë nga jeta në vend. Sipas asaj që raporton Balkanëeb mësohet se gurorja ishte e licencuar dhe në pronësi të Klemend Muratajt ky ia kishte lënë në administrim prokurorit Neritan Jaupajt.

Ndërkohë i plagosuri Demnushi kishte vetëm dy ditë që ishte punësuar. Dëmtimi i tij është shumë i rëndë dhe mësohet se rrezikon të humbasë njërin sy.

Të fundit