Flash News

KRYESORE

Shpërthim tritoli në mesnatë, hidhet në erë një makinë në Lushnjë, kujt i përkiste

Shpërthim tritoli në mesnatë, hidhet në erë një

Një shpërthim me lëndë eksplozivi ka tronditur mbrëmë, në orët e vona , banorët e Lushnjes.

Një automjet është hedhur në erë pas një shpërthimi tritoli në lagjen “18 Tetori” rreth orës 03.00 pas mesnate.

Për pasojë, makina tip “Fiat” është dëmtuar në pjesën e përparme, pikërisht aty ku ishte vendosur edhe lënda plasëse.

Fatmirësisht, nuk ka patur të lënduar në njerëz, pasi makina ka qenë e parkuar në një rrugicë pranë banesës së drejtuesit të mjetit, i identifikuar si Altin Ahmetaj 44 vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por policia ka shoqëruar 44-vjeçarin dhe ka nisur hetimet.

Të fundit