Flash News

KRYESORE

Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Kamëz, detajet e para nga policia

Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Kamëz,

Një shpërthim me lëndë eksplozivi ka tronditur mbrëmë banorët e Kamzës.

Gjatë orëve të vona, një sasi eksplozivi ka shpërthyer në oborrin e një banese, në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Sipas të dhënave të para nga policia, nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.

"Më datë 19.08.2019, rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamëz, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri.

Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon per kapjen e tij. Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", sqaron policia.

Të fundit