Flash News

KRYESORE

Shpërthime në qendrat e votimit në Afganistan, mes viktimave edhe fëmijë

Shpërthime në qendrat e votimit në Afganistan, mes viktimave edhe

Shpërthimet e shumta kanë tronditur qendrat e votimit në Kabul të Afganistanit gjatë zgjedhjeve parlamentare që po zhvillohen ditën e sotme.

Sipas AFP-së, në një nga shpërthimet u plagosën 30 persona dhe më vonë u raportua se të paktën një fëmijë u vra gjatë shpërthimeve.

Ngjarjet u regjistruan pasi talebanët paralajmëruan votuesit që të bojkotojnë votimin për të mbrojtur jetën e tyre.

Zyrtarët afganë konfirmuan se shpërthimet kanë shkaktuar dhjetra viktima, por nuk kanë dhënë një shifër.

Bombardimet e fundit kanë gjasa të trembin votuesit, duke dëmtuar dhe besueshmërinë e zgjedhjeve.

Shumica e qendrave të votimit u hapën vonë pasi personat e angazhuar për tu marrë me procesin e votimit nuk arritën në kohë, tha Komisioni i Pavarur Zgjedhor (IEC), i cili ka premtuar të zgjasë orët e votimit.

Të fundit