Flash News

KRYESORE

Shpërthimi i koronavirusit/ Shteti amerikan padit Kinën, Gjermania i këkon llogari: Tregohuni të hapur me botën!

Shpërthimi i koronavirusit/ Shteti amerikan padit Kinën, Gjermania i

Shteti amerikan i Misurit ka hedhur në gjyq qeverinë kineze dhe institucionet e tjera të larta për rolin që luajtën në pandeminë e koronavirusit dhe efektet që ka pasur në shtet, duke akuzuar vendin për mbulimin e informacionit, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt ditën e martë, raporton CNN.

Sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins, të paktën 6.105 njerëz janë konfirmuar të infektuar në Misuri dhe të paktën 229 kanë humbur jetën.

Schmitt, ngriti padi civile në gjykatën federale në rrethin lindor të Misurit.

Qeveria e Kinës e gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën ngjitëse të sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi, dhe bëri pak për të ndaluar përhapjen e saj”, tha prokurori i përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt.

“Kina duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj”, shtoi ai.

Padia kërkon dëmshpërblime për jetët e humbura, vuajtjet e njerëzve dhe trazirat ekonomike që kanë ndodhur në shtetin e Misurit.

Pas SHBA, edhe Gjermania i kërkon llogari Kinës

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Gjermania i kërkon Kinës të japë shpjegime për përhapjen e koronavirusit.

Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë, Gerd Müller, kërkon një përgjigje zyrtare dhe një sqarim të hollësishëm nga Kina mbi pandeminë COVID-19.

Mediet gjermane raportojnë se ministri Müller ka kërkuar nga autoritetet kineze të jetë të hapur me botën, në këtë kohë të vështirë krize.

“Qeveria e Pekinit duhet të tregohet transparente dhe e hapur me botën, në këtë kohë të vështirë krize, që ka zaptuar botën”, ka thënë ministri gjerman.

Ai nënvizoi se “kjo duhet sqaruar, përndryshe humbet besimi para qëndrimit të Pekinit”.

Instituti i virologjisë së Wuhanit (WIV) e kundërshtoi tezën aktuale që virusi Sars CoV2 është një rrjedhje aksidentale, dhe theksoi dhe një herë teorinë eksistuese që virusi i lartpërmendur është shfaqur në tregun famëkeq të Ëuhan-it.

Mbi 2.5 milionë njerëz janë prekur nga koronavirusi dhe mbi 177,000 kanë vdekur. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve, mbi 825,000, dhe të viktimave, mbi 45,000.

Të fundit