Flash News

KRYESORE

Shpërthimi me 7 të plagosur në Metalurgjikun e Elbasanit, dyshohet për rrjedhje gazi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, tek reparti i Oksigjenit në uzinën e përpunimit dhe prodhimit të çelikut në Elbasan, ku si pasojë mbetën të plagosur 7 persona.

Nga raportimet e para, dyshohet se shpërthimi në repartin e oksigjenit ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një bombole gazi.

Mësohet gjithashtu se të plagosur kanë mbetur dhe babë e bir, Osman Bendaj 69 vjeç dhe Eduart Bendaj 42 vjeç.

Raportohet se 3 nga këto persona ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që 4 të tjera kanë dëmtime të lehta fizike.

Policia dhe 3 autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes dhe pritet të dalin detaje të tjera rreth gjendjes në zonën e shpërthimit.

Të fundit