Flash News

KRYESORE

Shpërthimi me eksploziv në "pallatin e gjyqtarëve", në kërkim autori

Shpërthimi me eksploziv në "pallatin e gjyqtarëve",

Mbrëmë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm brenda një banese në Tiranë në zonën pranë "Vasil Shantos" në rrugën "Mihal Popi".

Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka gjetur dhe autorin e vendosjes së lëndës plasëse. Bëhët fjalë për shtetasin 58-vjeçar me inicialet A.B., banues në Tiranë.

Gazeta "Panorama" shkruan se në vendin ku është vendosur objektivi është i njohur ndryshe edhe si pallatu i "gjyqtarëve", pasi shumë prej tyre banojnë në këtë zonë.

Njoftimi i policisë

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, identifikuan dhe shpallën në kërkim, shtetasin:

  1. B., 58 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

Të fundit