Shpërthimi në Bejrut ishte paralajmëruar, udhëheqësit e Libanit morën një letër nga zyrtarët e sigurisë që në 20 korrik  

Zyrtarët libanezë të sigurisë paralajmëruan kryeministrin dhe presidentin muajin e kaluar se 2,750 ton nitrat amoniumi të depozituara në portin e Bejrutit përbëjnë një rrezik sigurie dhe mund të shkatërronin kryeqytetin nëse shpërthente, sipas dokumenteve të parë nga Reuters dhe burime të larta të sigurisë.

Dy javë më vonë, kimikatet shpërthyen, duke shkatërruar pjesën më të madhe të portit dhe duke vrarë të paktën 163 njerëz, e plagosur 6000 të tjerë, pa llogaritur dëmet materiale, mbi 6000 ndërtesa të shkatërruara, sipas autoriteteve komunale.

Një raport i Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Shtetit zbulon se ngjarja ishte paralajmëruar në një letër private Presidentit Michel Aoun dhe Kryeministrit Hassan Diab që më 20 korrik.

Një zyrtar i lartë i sigurimit tha se letra përmbledh gjetjet e një hetimi të kryer në muajin janar, i cili arrinte në përfundim se lënda kimike duhet të vendosej urgjentisht në një vend më të sigurt.

Raporti i Sigurimit të Shtetit, i cili konfirmoi letërkëmbimin me presidentin dhe kryeministrin, nuk është raportuar më parë.

“Ekzistonte një rrezik që nëse ky material vidhej, mund të përdoret në një sulm terrorist,” i tha zyrtari Reuters.

“Në fund të hetimit, Prokurori i Përgjithshëm (Ghazan) Oweidat përgatiti një raport përfundimtar i cili u dërgua autoriteteve,” tha ai, duke iu referuar letrës dërguar kryeministrit dhe presidentit nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Shtetit.

“I paralajmërova ata se kjo mund të shkatërrojë Bejrutin nëse ajo shpërtheu,” tha zyrtari, i cili ishte i përfshirë në shkrimin e letrës, por nuk pranoi të identifikohej.

Presidenca nuk iu përgjigj kërkesave për koment për letrën e 20 korrikut.

Një përfaqësues, qeveria e të cilit dha dorëheqjen të hënën pas shpërthimit, tha se Kryeministri e mori letrën më 20 korrik dhe ajo u dërgua në Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për këshilla brenda 48 orëve. “Kabineti aktual e pranoi dosjen 14 ditë para shpërthimit dhe veproi mbi të brenda disa ditësh”. Edhe Prokurori i Përgjithshëm nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Pas shpërthimit, protestat masive nisën në të gjithë Libanin, ndërsa qeveria e Diab dha dorëheqjen.

Rindërtimi i Beirutit pritet të kushtojë deri në 15 miliardë dollarë, një vend tashmë të falimentuar në mënyrë efektive me humbje totale të sistemit bankar që tejkalojnë 100 miliardë dollarë.