All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Shpërthimi në Durrës, kush është policja që iu vu tritol në makinë; shoqërohen 10 persona

Shpërthimi në Durrës, kush është policja që iu vu
All - Paragraf - 1

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmë në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Sasia e tritolit i është vendosur makinës së një punonjëse të policisë.

All - Paragraf - 3

News 24 raporton detaje të reja nga ngjarja. Mësohet se tritol i është vendosur mjetit tip “Audi” të punonjëses Ornela Buraku.

Pas ngjarjes, Buraku ka deklaruar përpara oficerëve se nuk ka konflikte familjare apo me ndonjë person tjetër.

Pista e parë ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës. Buraku kishte 17 vite në detyrë, ndërsa për ngjarjen janë shoqëruar deri më tani 10 persona, për t’u marrë në pyetje.

Njoftimi i Policisë

Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit