Flash News

KRYESORE

Shpërthimi në Velipojë, flet shefi i Djegie Plastikës: Pacientët janë në gjendje kritike

Shpërthimi në Velipojë, flet shefi i Djegie Plastikës:

Besnik Zejnuni dhe djali i tij Hektor Zejnuni, dy prej pacientëve të cilët u transportuan në Tiranë drejt repartit të Djegie Plastikës si pasoj e gjendjes së tyre të rënduar pas shpërthimit në Velipojë janë në gjendje kritike për jetën.

Lajmin e bën të ditur shefi i Djegie Plastikës, Gjergji Belba.

Në një deklaratë për mediat Belba tha se pacientët kanë djegie të rënda në trup, por janë koshientë edhe pse nën efektin e qetësuesve.

"Pacientët kanë djegie të rënda në trup. Gjendja paraqitet kritike dhe ne jemi në momentet e para. Pacientët janë koshientë, por janë nën efektin e qetësuesve” tha Belba në një deklaratë për mediat.

 

 

 

 

Të fundit