Flash News

KRYESORE

Shpërthimi në Velipojë, mbesa hedh poshtë deklaratën e hallës: Dua jetën e vëllait, të tjerët duan përfitime

Shpërthimi në Velipojë, mbesa hedh poshtë deklaratën e

Sikur të mos mjaftonte drama e familjes për Brikena Zenunajn, vajzën e Bensik Zenunajt i cili vdiq pas plagëve të marra nga shërthimi i gazit në Velipojë, deklarata e hallës së saj ka qenë një tjetër tronditje për të. Ndonëse humbi të atin Brikena nuk u dorëzua në përpjekjet e saj për të shpëtuar të vëllain, duke bërë apel për ndihmë në mënyrë që djali i të ndjerit Besnik Zenunaj të shkonte për kurim të specializuar në Turqi. Deklarata "bombë" e hallës së saj që e mbesa po e përdorte apelin për përfitime që nuk kishin lidhje me vëllain e saj është hedhur poshtë nga Brikena.

Halla juaj ka dhënë një intervistë duke thënë se nuk është nevoja që shkodranët të dhurojnë para për të shpëtuar jetën e Hektor Zenunaj, vëllait tuaj. Si qëndron e vërteta?

Nuk kemi asnjë kontakt të saj sepse nuk kemi folur prej vitesh me të dhe gjysma e intervistës që ka dhënë është gënjeshtër, duke filluar që nga spitali ku ajo mendon se është shtruar vëllai. Ju lutem të mos përhapen intervista dhe lajme të tilla që prishin imazhin e familjes tonë.

Vazhdoni që të kërkoni para për vëllain?

 Jo. Tashmë i kemi gjetur.

 A ndodheni në Turqi momentalisht?

Jo, nuk jam në Turqi.

Por halla juaj pretendon se është në brendësi të gjithçkaje?

Kush do flasë, do flasë. S’ja mbyllim dot gojën. Ne kemi hallin e jetës së vëllait ndërsa të tjerët duan përfitime. Ju lutem mos na shqetësoni më në lidhje me fjalët e rreme që thotë ajo apo njerëz të tjerë që nuk dinë asgjë dhe duan të hedhin baltë mbi familjen tonë.

Cili është mesazhi juaj?

A ka mundësi të na lënë në hallin tonë dhe të mos e përdorin këtë tragjedi. Ne duam të shpëtojmë jetën e vëllait ndërsa të tjerët dalin të bëjnë analizën e babait. Ju lutem të mos tregohen të pashpirt por të na lënë në hallin tonë./ShkodraNews

Të fundit