Flash News

KRYESORE

Shpërthimi në Vlorë, i plagosuri Inez Hajrulla u arrestua për grabitjen e kazinos në 2013-ën (Video)

Shpërthimi në Vlorë, i plagosuri Inez Hajrulla u arrestua

Inez Hajrullah është personi i plagosur sot si pasojë e shpërthimit të një sasie tritoli në makinën e tij. Ngjarja ndodhi në qytetin e Vlorës dhe i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 Mësohet se Inez Hajrulla është arrestuar në vitin 2013-të për grabitjen e një kazinoje në Vlorë. Pamjet e grabitjes u transmetuan edhe në televizionet shqiptare.

Në vitin 2016-të, Inez Hajrulla rezulton të ketë patur sërish probleme me policinë, pasi është arrestuar më 20 dhjetor pasi mbante pa leje një armë zjarri.

Informacioni i policisë:

Më datë 27.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ''Hajro Çakërri'', tek Bishti i Kalldrëmit ka shpërthyer një automjet në lëvizje.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti tip Jeep me targa AA 298 CL, me drejtues shtetasin I.H., 25 vjeç, ka shpërthyer gjatë lëvizjes.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë eksplozive.

Shtetasi I.H., është shtetas me preçedent të theksuar kriminal.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Të fundit