Flash News

KRYESORE

Shpërthimi pranë Ambasadës Amerikane, gjykata merr vendim për Gentian Hoxhën

Shpërthimi pranë Ambasadës Amerikane, gjykata merr vendim

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg Gentian Hoxhën, i cili u arrestua tre ditë më parë pasi në dyqanin ku ai punonte shpërtheu një lëndë plasëse.

Aktualisht Hoxha ndodhet në spital për shkak të disa plagëve të marra në dorë dhe në bark, ndërsa akuzohet për ‘Prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake’.

Masa e sigurisë iu komunikua 26-vjeçarit nga gjyqtari Ervin Karanxha dhe gjyqtarja Shefkie Demiraj.

Ekspertët morën edhe monstra nga pluhuri i tritolit, ndërsa të gjitha materialet mësohet se shërbenin për të montuar mina me telekomandë.

Ndërkaq, nga burimet policore mësohet se po verifikohen disa persona që mendohet se kanë lidhje me Hoxhën, ndërsa kjo linjë e bombave me celular ofronte materialin kundrejt një çmimi prej 1500 eurosh.

Të fundit