Flash News

KRYESORE

Shpërthimi tragjik në Bejrut, Shqipëria zyrtare shpreh solidaritetin me Libanin: Ngushëllime! Mendimet dhe lutjet tona janë me ju

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama kanë reaguar pas dy shpërthimeve në kryeqytetin libanez, Bejrut, të cilat u morën jetën 50 personave dhe lanë të plagosur më shumë se 3000 të tjerë, mbi 500 prej të cilëve të shtruar në spital.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësuesit e lartë të shtetit shqiptar kanë shprehur solidaritetin e tyre me Libanin në këtë situatë tragjike.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut!

Solidarizim me popullin e Libanit. 🇦🇱🤝🇱🇧”, shkruan Meta.

Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit”, është shprehur kryeministri Rama në Twitter.

Të fundit