Flash News

KRYESORE

Shpëtim Gjika paralajmëron: Skënderbeu do të rrëzohet nga kategoria me urdhër të UEFA-s

Shpëtim Gjika paralajmëron: Skënderbeu do të rrëzohet

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ish-kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka parlajmëruar në një farë mënyre atë që pritet të ndodhë në ditët në vijim në kampionatin shqiptar të futbollit.

Sipas tij nga Superliga do të bien Tirana ose Vllaznia ndërsa Skënderbeut pas pak ditesh i vjen vendimi nga UEFA për trukime ndeshjesh.

Statusi i plotë:

Mbajeni mirë shënim këtë status, sidomos tifozët e Skënderbeut!

E di që do më shani, por do duroj!

Skenari i këtij kampionati është si më poshtë:

1.Nga Superliga bie Tirana ose Vllaznia!

2.Skënderbeut pas pak ditësh i vjen vendimi nga UEFA për trukime ndeshjesh!

3.Skënderbeu dënohet të zbresi një kategori më poshte nga Superliga!

4.Për kampionatin e ardhshëm ringjitet në Superligë Tirana apo Vllaznia në vend të Skenderbeut!

Keni për ta parë që do ndodhi kështu!

Ps: kushdo që do më shajë apo fyej sot, nuk do ti pergjigjem, por do t’ja kthej 10-fish kur të ndodhi kështu si po them unë sot!

Të fundit