Flash News

KRYESORE

Shpëtim Idrizi këmbëngul: KQZ të mos sillet si trupë partiake, mandati i takon PDIU-së!

Shpëtim Idrizi këmbëngul: KQZ të mos sillet si trupë

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, duke kritikuar qëndrimin e anëtarit të KQZ-së, Bledar Skënderi se PDIU nuk e merr mandatin në Tiranë për 0,1%, ka këmbëngulur se është i bindur që PDIU-së i takon edhe një mandat tjetër në kryeqytet. Më herët Idrizi deklaroi se votat e PDIU iu numëruan një partie tjetër. “Ne kemi 12347 vota në Tiranë dhe nuk kemi mandat ndërkohë që partitë e mëdha e kanë marrë 1 mandat në Tiranë me rreth 11 mijë vota. Pra ne nuk është se nuk i kemi marrë votat por votat e PDIU i janë hedhur një partie tjetër”, tha Idrizi.

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet  deklaron se në një kohë që KQZ duhet të vëjë në vend drejtësinë, anëtari i saj nuk ka as durimin më minimal të presë dhe rezultatet zyrtare të vetē KQZ, që ka 5 ditë që nuk i hedh të gjithë të dhënat në sistem, duke u sjllë si militant partie, dhe jo si komisioner e administrator i procesit. Nga të gjitha informacionet që ne kemi, ky është mandati i PDIU-së.  I bëjmë thirrje KQZ të mos sillet si trupë partiake, por si administratorë të betuar për administrimin e votave të shqiptarëve bazuar vetëm në Kodin Zgjedhor”, këmnbgul kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, duke shpresuar në mandatin e katër të partisë së tij në zgjedhjet e 25 qershorit!

 

Të fundit