Flash News

KRYESORE

Shpëtim Idrizi në ankth, sot KQZ shqyrton kërkesat e PS dhe PDIU për rezultatin e Tiranës

Shpëtim Idrizi në ankth, sot KQZ shqyrton kërkesat e PS dhe PDIU

Sot merr fund ankthi i Shpëtim Idrizit të PDIU-së. Fati i mandatit të 34 të deputetit për Tiranën do përcaktohet sot. KQZ pritet të marrë në shqyrtim dy kërkesat ankimore të PS dhe PDIU për rezultatin e Tiranës. Të dyja kërkesat kanë për objekt hapjen e një numri të caktuar kutish dhe do kryejë rinumërimin e votave.  Socialistet kerkojne hapjen dhe rinumerimin e votave ne 9 kuti te Tiranes, ku ata pretendojne se PDIU-se i jane shenuar me shume vota se sa ka marre realisht. Keto  pretendime, sipas PS, vertetohen edhe nga pamjet filmike por edhe nga vleresimet e bera nga vezhguesit ne vendet e numerimit te votave.  Ndersa PDIU kerkon hapjen dhe rinumerimin e votave ne 29 kuti te Tiranes. Sipas saj, ne keto kuti gjenden me shume vota nga sa i jane shenuar kesaj force politike ne tabelen e rezultateve te Tiranes. Keto vota do te sillnin, sipas PDIU, kapercimin e pragut electoral ne Tirane per kete subjekt politik. Sipas perllogaritjes PDIU-se i duhen edhe 38 vota per te arritur pragun prej 3% ne Tirane, cka do t’i jepte mandatin e deputetit kreut te saj Shpetim Idrizi. Keto dy ankesa nga PS dhe PDIU, se bashku me ankimimin e PD per rezultatin e Beratit, ishin te vetmet qe u paraqiten nga subjektet politike ne KQZ. Afati per kontestimet e rezultatit te zgjedhjeve te 25 qershorit ne KQZ eshte mbyllur diten e djeshme.

Të fundit