Flash News

KRYESORE

Shpëtim Idrizi në median turke: Cështja çame të dërgohet në organizmat ndërkombëtare

Shpëtim Idrizi në median turke: Cështja çame të

Zhvillimi i bisedimeve në muajt e fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet e hapura mes dy vendeve, ka sjellë në vëmendje të opinionit publik edhe kërkesat që kanë shqiptarët e Çamërisë, duke ju referuar këtyre bisedimeve.

Në një prononcim për median turke “Anadolu Agency”, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thekson se çështja e shqiptarëve të Çamërisë është një ndër çështjet themelore që Shqipëria ka me Greqinë.

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-kryetar i grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Turqi në Kuvendin e Shqipërisë, thotë se një ndër rrugët që aplikon shteti shqiptar është që këtë çështje duhet ta lobojë në të gjithë organizmat ndërkombëtare.

Ai shton se "Ne kemi arritur dhe në SHBA dhe në Bruksel, ku për herë të parë para një viti komisioneri Hahn e shtroi në mënyrë të drejtpërdrejtë që në tryezën e bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë krahas çështjeve të tjera do të ishte edhe zgjidhja e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë. Ndërkohë ne shqiptarët e Çamërisë besojmë tek demokracia, besojmë tek institucionet e saj, prandaj e quajmë çështje të të drejtave dhe lirive të njeriut, si e drejta e pronës, e drejta e lëvizjes së lirë. Pa dyshim që ka edhe organizma ndërkombëtarë dhe gjykata. Të mbështetur nga shteti shqiptar dhe avokati i shtetit ne do të vazhdojmë t'i kërkojmë të drejtat tona deri në realizimin e tyre".

Të fundit