Flash News

KRYESORE

Shpëtim Idrizi reagon për situatën në Bularat: Shteti shqiptar ka rënë! Turp prania e Dules e Tavos

Shpëtim Idrizi reagon për situatën në Bularat: Shteti

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka reaguar për herë të parë pas ngjarjeve në Bularat. Sipas tij kjo ngjarje tregoi se shteti shqiptar ka rënë dhe nuk funksionon në pjesën jugore të vendit.

“Ajo që ka ndodhur sot, por edhe ditë më përpara. Ne kemi parë një dhunim sistematike të identitetit shqiptar. Kanë qenë 5 deputetë sot në Bularat. Ajo që duhet të na shqetësojnë është fakti se ne të gjithë e pamë se shteti shqiptar kishte rënë. Pamë një shfaqje qesharake, që shpalosnin thirrje ekstremiste. Nëse shteti shqiptar do të ishte në këmbë  mund ta parandalohej nga institucionet e sigurisë kombëtare që në kufij edhe rasti i parë. Shteti shqiptar është sjellë jashtë reciprocitetit”, tha Shpëtim Idrizi.

Kreu i PDIU-së pohoi gjithashtu se prezenca e sotme në Bularat e Vangjel Dules dhe Vangjel Tavos nuk tregon gjë tjetër por vetëm një turp.

“Jo çdo diskutim bëhet për vota. Ajo që dua të them se ky është një turp për ta. Ne e dimë shumë mirë se ky njeri ishte etiketuar si ekstremist i Vorio Epirit. Besoj se shumë shqiptarë e panë se si e përdorën të gjallë, por edhe të vdekur”, shprehet më tej ai.

Ndërsa e mbylli fjalën e tij me Çështjen Çame për të cilën u shpreh: “Politika shqiptare duhet të ketë më shumë dinjitet. Çështja e Çamërisë është çështje dinjiteti”.

Të fundit