Flash News

KRYESORE

Shpëtim Idrizi zyrtarisht me opozitën, flet për herë të parë deputetja e PDIU: Do të reflektoj

Shpëtim Idrizi zyrtarisht me opozitën, flet për herë të

Flet për herë të parë deputetja e PDIU, Elena Xhina, pas bashkimit zyrtar të Shpëtim Idrizit, kreut të kësaj force politike me opozitën e kryesuar nga Partia Demokratike.

Në një intervistë për shqiptarja.com, Xhina shprehet se menjëherë pas këtij vendimi nga kreu i PDIU, ajo do të rishikojë pozicionin e saj politik dhe do të reflektojë.

“Duke e parë situatën në dritën e fakteve konkrete, distancimi i PDIU-së nga unë si deputete e kësaj partie, ndryshimi i qëndrimit politik të PDIU-së, sigurisht që më detyrojnë që ta rishikoj pozicionin tim politik dhe të reflektoj, por ajo ç’ka dua të theksoj është fakti se prioritet për mua janë qytetarët e Elbasanit dhe votuesit e mi. Interesi dhe synimi im i vërtetë janë pikërisht këta qytetarë, mirëqenia e tyre dhe ngjyrat politike përballë tyre janë të parëndësishme për mua”, u shpreh deputetja.

Të fundit