Flash News

KRYESORE

Shpëtoi dhjetëra njerëz nga zjarri, Greqia i jep nënshtetësinë një emigranti shqiptar

Shpëtoi dhjetëra njerëz nga zjarri, Greqia i jep

Shteti grek i ka dhënë nënshtetësinë greke një emigranit shqiptar dhe dy egjiptianëve, të cilët shpëtuan dhjetëra jetë njerëzish gjatë zjarrin të 24 korrikut në zonën e Matit në Atikë.

Mbetet vetëm miratimi i dekretit nga presidenti Prokopis Pavlopoulos, i cili pritet të firmoset në ditët në vijim.

Aktin e tyre e vlerësoi edhe kryeministri Tsipras gjatë vizitës së sotme në Mati.

Alexis Tsipras iu referua vetë-sakrificës së këtyre tre emigrantëve, duke theksuar se shteti duhet të njohë veprimet e tyre dhe t'u japë atyre shtetësi greke.

Të fundit