Flash News

KRYESORE

Shpëtoi Klajdi Qaton nga rrënojat pas tërmetit, Meta nderon me titull të veçantë mjekun Grei Malo

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun Grei Malo, i shpëtoi nga rrënojat e hotelit në Shkëmbin e Kavajës të riun Klajdi Qato.

Në një mesazh në “Facebook”, dhe me disa foto nga momenti i vlerësimit me çmim të mjekut, Meta shkruan se ai hyri nën rrënoja për të shpëtuar jetë njerëzish, në të gjitha zonat e dëmtuara.

“Me nderim dhe mirënjohje të thellë, pata sot privilegjin të vlerësoja me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun hero Grei Malo, i cili zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit, duke hyrë nën rrënoja e shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara, dhe spikati me kontributin e tij të veçantë humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për shpëtimin e të riut Klajdi Qato.

Mirënjohje Grei Malos që dha një shembull të jashtëzakonshëm të sakrificës dhe profesionalizmit, duke na bërë krenarë dhe gëzuar respektin e të gjithë shqiptarëve! Mirënjohje të gjithë anëtarëve të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile!”, shkruan Meta.

 

 

Të fundit