Flash News

KRYESORE

“Shpëtoi” kuzhinieren dhe veten nga tërmeti, flet Florian Agalliu: Ishte instinkt, por mendjen e kisha diku tjetër

“Shpëtoi” kuzhinieren dhe veten nga tërmeti, flet Florian

Ditën e djeshme goditjet e forta të tërmetit terrorizuan të gjithë banorët e Tiranës, Durrësit dhe thuajse të gjithë vendin.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë dhe në  godinën e Top Channel. Në studion e emisionit “Në Shtëpinë Tonë”, teksa po gatuanin pjatën e ditës, janë ndjerë lëkundje të forta ku si pasojë janë rrrëzuar dhe objekte përreth.

Ajo që ra në sy ishte gjesti fisnik i moderatorit, Florian Agalliu, i cili ka kapur nga krahu kuzhinieren dhe të dy janë larguar nga studioja ku po regjistrohej emisioni “live”.

Pasi video bëri xhiron e rrjetit, Agalliu flet për ato momente tmerri dhe rrëfen se mendjen e kishte vetëm te e bija e cila ndodhej në kopësht.

“Ne ishim duke regjistruar. Në fillim mendova ta kaloja si situatë, por kur nisën të binin pjatat pas shpinës sime, mendova që të largoheshim. Marrja e zonjës me vete ka qenë instinkt mbrojtës sepse në fakt po mendoja për time bijë që është në kopsht”, shprehet moderatori Florian Agalliu.

Të fundit