Flash News

KRYESORE

Shpëtoi nga rrënojat, përloti gjithë botën dhe humbi vëllanë e madh. Vogëlushi sirian shfaqet sërish

Fotoja e tij bëri xhiron e botës duke bërë të bien këmbanat fort për Sirinë, e cila vazhdon të jetë në një luftë ku humbin jetën qindra qytetarë sirian dhe jo vetëm.

Nuk besoj të keni harruar 5-vjeçarin , Omran Danqeesh, imazhi i të cilit u bë viral në rrjetet sociale, ku tregonte qartazi vuajtjet e fëmijëve sirianë nga regjimi brutal i Bashar al-Assad-it.  Vogëlushi Orman i cili qëndronte në një ambulancë, me fytyrën e mbuluar me pluhur dhe gjak pas sulmeve ajrore, përloti gjithë botën gjatë vitit të kaluar.

Por fotografitë e reja të këtij vogëlushi pesëvjeçar nga Aleppo, shfaqin një vogëlush tjetër të shëndoshë dhe të lumtur afër familjes së tij.

Vëllai i tij më i madh, Ali 10-vjeç humbi jetën pasi nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra nga bombardimet. Omar duke i qetë ulur pranë babai të tij.

Të fundit