Flash News

KRYESORE

Shpëtojnë banesat në Bulqizë, helikopteri VIVA izolon vatrën e zjarrit

Shpëtojnë banesat në Bulqizë, helikopteri VIVA izolon

Zjarri në pyllin me pisha në fshatin Lenë të Bulqizës doli nga kontrolli pas aktivizimit të vatrave të zjarrit që nuk mund të izoloheshin nga shërbimi zjarrfikës për shkak të terrenit të thyer. Për këtë arsye, Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmën e helikopterëve VIVA. Në orët e mbrëmjes së të enjtes është kryer dhe evakuimi i disa banorëve për arsye sigurie pasi vatrat e zjarrit ndodheshin pranë banesave. Në orët e para të mëngjesit të së premtes, ka ndërhyrë helikopteri VIVA për të shuar vatrat e zjarrit, duke bërë që situata të normalizohet. Megjithatë, autoritetet lokale thonë se po kryejnë monitorimin e kujdesshëm të vatrave. Pas misionit të suksesshëm në Lenë të Bulqizës, po me kërkesë të Emergjencave civile, helikopteri VIVA ka ndihmuar në shuarjen e flakëve në fshatin Skuraj të Kurbinit. Paraditen e së premtes janë riaktivizuar vatrat e zjarrit në këtë fshat, ndërsa është kërkuar ndërhyrje nga ajri. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 20 forca ushtarake për të shuar flakët, ndërsa helikopteri ka bërë të mundur izolimin e vatrës. Situata me zjarret këtë verë, në zonat më të thyera malore, ka nxjerrë në pah domosdoshmërinë  e ndërhyrjes nga ajri, ku helikopterët VIVA i janë përgjigjur në kohë kërkesave për ndihmë nga emergjencat civile në zona të ndryshme të vendit.

Të fundit