Flash News

KRYESORE

Shpëton mrekullisht nga aksidenti ajror, reperi u shkruan fansave: Habitem sa shumë e dëshiruan vdekjen time

Reperi i njohur Post Malone ka shpëtuar për mrekulli nga një aksident ajror me avionin e tij privat. Ndërsa ishte nisur të merrte pjesë në festivalet Reading dhe Leeds, ai është njoftuar se avioni duhej të bënte një ulje emergjente në Aeroportin e Lutonit, pasi kishin shpërthyer gomat, duke devijuar kështu udhëtimin.

Më pas, reperi ka shkruar një postim në rrjete sociale ku tregon se sa shumë është habitur kur ka parë që shumica e fansave të tij i kishin uruar vdekjen.

“Ju falënderoj për lutjet tuaja, por s’më besohet sa shumë njerëz kishin uruar vdekjen time në këtë faqe interneti”, shkruan reperi i revoltuar.

Të fundit