Flash News

KRYESORE

‘Shpif, shpif se diçka do të mbetet’, Rama ironi pas ndëshkimit të Tabakut: Gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit të partisë

‘Shpif, shpif se diçka do të mbetet’, Rama ironi pas
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndëshkimit me gjobë ndaj ish deputetes demokrate Jorida Tabaku nga krybashkiaku Veliaj. Në një shënim në twitter, ku ka publikuar edhe vendimin e gjykatës Rama me ironi shkruan se prioriteti numër një i Partisë Demokratike është: shpif shpif se diçka mbetet! “Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: SHPIF SHPIF SE DIÇKA MBETET! Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish, që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje”, shkruan Rama. Veliaj e paditi Tabakun për shpifje, pas deklaratave të saj nga selia e PD-së redruar çështjes së Unazës së Re, projektin e të cilës ajo e cilësonte si një “projekt korruptiv të Veliajt dhe Ramës”, duke i akuzuar ata për ndryshimin e planit për përfitime personale. Ish-deputetja demokrate do duhet t’i paguajë Erion Veliajt gjobën prej 500 mijë lekësh, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore. Vetë Tabaku, në një reagim pas dhënies së vendimit është shprehur se “ky ka qenë një vendim i marrë në kuadrin e presionit politik të bërë ndaj gjyqtarëve që presin të kalojnë vettingun”. Lexoni edhe: https://politiko.al/ceshtja-e-unazes-se-re-gjykata-denon-tabakun-per-shpifje-ndaj-veliajt/

Të fundit