Flash News

KRYESORE

“Shpifja”, Artan Fuga: Këto që po ndodhin nuk kanë dalë nga media

“Shpifja”, Artan Fuga: Këto që po ndodhin nuk kanë

Akademiku dhe studiuesi i njohur Artan Fuga, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, i pyetur për akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave për shpifjen , u shpreh se këto që po ndodhin së fundmi nuk kanë dalë nga mediat. Fuga përmendi rastin e Xhisielës, rastin e përgjimeve të “Babales” informacione që së pari kanë dalë nga një forcë politike ndërsa më vonë janë raportuar në media.

“Unë mendoj që  në një farë mënyre nuk janë gazetarët që e kanë nxjerrë këtë informacionin që e konsiderojnë shpifje. Po të marim rastin e vajzës në Fushë Krujë s’janë gazetarët që e kanë nxjerrë së pari. Edhe përgjimet në Vlorë i nxorri opozita, media do t’i raportojë”, tha Fuga.

Më tej studiuesi u shpreh se problemi kot vendoset te media dhe se  politika e ka problemin brenda vetes.

“Të gjitha shtyllat e shoqërisë shqiptare sot janë të lëkundura. Ka një tension, një furi të madhe akuzash që e kanë gllabëruar shoqërinë. Media shqiptare nuk investigon dot. Të gjitha rastet problematike nuk kanë dalë nga mediat, kur kryeministri i thotë gazetarëve që shpifin, për mua drejtohet te aktorët që nuk janë ato origjina”, tha më tej Fuga.

Ndërsa i pyetur nëse shpifin gazetarët, Fuga tha: “Për mua në rastet konkete, nuk ka qenë media, media shqiptare nuk investigon dot dhe burimi i shpifjes nuk ka qenë media. Duhet ditur që gazetarëve shqiparë akoma nuk u është mësuar të kenë përballë gjykatësin që t’i vërë para për vërtetësinë e faktit. Administrimi i faktit nuk është akoma kulturë”.

Të fundit