Flash News

KRYESORE

“Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore në vetvete, po infektojnë shpirtin me djallëzi", Rama e nis mëngjesin herët me thënien e Sokratit

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer debatit për paketën anti-shpifje duke cituar shprehjen e filozofik grek, Sokratit: “Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore në vetvete, po infektojnë shpirtin me djallëzi’.

Postimin e ka bërë në faqen e tij të Facebook-ut që në orët e para të mëngjesit.

Ditët e fundit, në vigjilje të festave të fundvitit debati i shumë komentuar mbi ligjin anti-shpifje ishte lënë mënjanë, por kryeministri e ka cekur sot në këtë formë.

Paketa anti-shpifje e  cila kaloi për miratim në kuvend ngjalli debate të forta dhe kundërshtime edhe nga ndërkombëtarët. Pritet ende nëse Presidenti do ta miratojë apo do ta rikthejë në Kuvend.

Të fundit