Flash News

KRYESORE

“Shpikje me gjethe fiku”, Topalli komenton punën e Komisionit për verifikimin e figurave në PD: Në fund listën e bëjnë Ata

“Shpikje me gjethe fiku”, Topalli komenton punën e Komisionit

Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli,  dhe njëherazi kritike e ashpër e Lulzim Bashës, ka komentuar punën e komisionit të verifikimit të figurave në Partinë Demokratike të kryesuar nga Genc Ruli.

Në një intervistë për “Hard talk” në Fjala.Tv, Topalli është shprehur se ky komision është një shpikje me gjethe fiku. Sipas, Topallit anëtarët e Komisionit mendojnë se po bëjnë diçka pozitive me këtë, por në fund përzgjedhja e kadidatëve do të bëhet sërish si në 2017.

Topalli: Unë nuk dua absolutisht të bashkoj komisionin me emrat. Unë përpiqem që t’i ndaj këta, por unë kam përsëri bindjen e thellë se ajo është një shpikje, një gjethe fiku i gjetur për të mbuluar faktin që në fund listën përsëri do e bëjnë ata që e kanë bërë në 2017.

Ju besoni se mund ta hajë këtë Besnik Mustafaj? 

Topalli: Jo unë mendoj se ata mendojnë që po bëjnë dicka të mirë.

A mund të jetë kaq naiv Genc Ruli?

Topalli: Në tërësi ndoshta besojnë se po bëjnë dicka të mirë, por në veçanti mendoj se do të përsëritet po e njëjta skenë si në 2017.

Do thotë Genc Ruli që na e hodhi përsëri Basha?

Topalli: Do e dëgjojmë se çfarë do thonë….

Të fundit